Një tentim rrëmbimi ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy persona kanë tentuar që ta kryejnë veprën e lartcekur dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe rasti iniciuar vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente policore. /Telegrafi/