Telegrafi

Dy persona rrihen mes vete në Kamenicë, theret me thikë një tjetër që tenton t’i ndajë

Foto: Ilustrim

Dy persona pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person tjetër i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve.

Sipas, raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:10 në lagjen “Malësia”, në Kamenicë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Pas një konflikti verbal janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili gjatë ndërhyrjes për ndarje, është goditur me thikë nga njëri prej të dyshuarve  i cili është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/