Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore pasi janë rrahur mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj
Siç thuhet në raport, të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë.
“Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/