Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:53, në Prishtinë.
Tutje në raport thuhet se viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/