Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa me vendim të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar 102 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raport.
Sipas raportit pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/