Dy persona u plagosën sot në Hagë në një sulm me thikë në një supermarket ku shpërtheu një zjarr, tha policia holandeze.
Sipas mediave lokale, policia beson tani për tani se nuk ka motive terroriste për sulmin dhe se ekipet e shpëtimit bllokuan një pjesë të qendrës së qytetit pas zjarrit, raporton dailyexpress.
Shërbimet e shpëtimit u informuan së pari për sulmin me thikë dhe zjarrin në supermarketin Grote Markt. “Zjarri është vënë nën kontroll,” specifikoi policia në Twitter, duke shtuar se dy të plagosur u shtruan në spital.
I pyetur nga shtypi francez për motivet e mundshme terroriste, një zëdhënës i policisë tha se “tani për tani, nuk ka asnjë motiv” se është terrorizëm.
Ndryshe, policia e ndihmuar edhe nga disa helikopterë, janë në kërkim të sulmuesit. /Telegrafi/