Policia raporton se pas një mosmarrëveshje dy meshkuj janë rrahur mes vete ku edhe janë përdorur armë zjarri.
I dyshuari i parë është i plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa viktima është plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së parë në QMF- Skenderaj, dy të plagosurit janë dërguar për në QKUK, për tretman të mëtejmë mjekësor.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur dy lokacionet e dy personave të involvuar në raste, ku në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie me skadim të afatit të lejes. /Telegrafi/