Dy persona në Gjakovë janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje në parking.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 09:50, ku pas përleshjes të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Gjakovë 13.05.2023 – 09:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje lidhur me një parkim të veturave, janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në raport.
Në njoftimin e bërë për media theksohet se, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/