Dy persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Ukshin Hoti”, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy personave të përfshirë në rast.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, ndërsa rasti do të kalojë në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/