Site icon Telegrafi

Dy persona për një borxh kërcënojnë me armë tre të tjerë në Viti

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kishin shkuar te shtëpia e një personi tjetër për t’ia kërkuar një borxh prej 300 euro, dhe më pas njëri prej tyre i kishte kërcënuar me armë zjarri edhe anëtarët e tjerë të asaj familje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00, në Viti.

Siç thuhet në raport, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin shkuar te shtëpia e viktimës mashkull kosovar për t’ia kërkuar një borxh prej 300 euro. Njëri prej të dyshuarve pasi i kishin marrë paratë nga vetura me të cilën kishin qenë dyshohet se kishte marr një armë zjarri ku kishte kanosur viktimën, bashkëshorten dhe djalin e tij, më pas ishin futur në veturë dhe larguar nga ai lokacion. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version