Telegrafi

Aktivistët e PSD-së me “filikaqa” ndërpresin për disa minuta konferencë e Trendafilovës: Specialja është gjykatë e padrejtë

Dy aktivistë të PSD-së, Bardh Ahmeti dhe Lisjan Perolli me “filikaqa” kanë ndërprerë për disa minuta fjalimin e Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Njëri prej tyre tha se nuk mund ta lejojmë të kaloj në qetësi fjalimi i gjykatëses Trendafilova, shkruan Telegrafi.

“Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e luftës së UÇK-së. Gjykatësja ka ardhur të raportoj që të rilegjitmohet kjo gjykatë… krimet kanë ndodhur nga agresori pra nga Serbia dhe nuk mund ta lejojmë që në qetësi e në heshtje të raportohet….”, u shpreh ai.

Me të përfunduar fjalën, të dy aktivistët u larguan nga salla.

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova u shpreh pastaj se i vie keq që nuk e kuptoi se çfarë tha djaloshi.

“Më vjen keq që nuk flas gjuhën shqipe, dhe nuk e kuptova çfarë tha ky djalosh. Besoj që deshi të bëjë sa pyetje dhe si duket bëri një deklaratë”, tha Trendafilova. /Telegrafi/