Telegrafi

Dy persona e bëjnë për spital një person tjetër në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në Gjilan.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën kërcënimin e armës e kanë rrahur brutalisht duke e goditur me dorëza të armëve. Viktima është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati. Rasti nën hetime. /Telegrafi/