Një plumb në shpinë për përdhunimin e një djali: Dy pedofilë, 28 dhe 31, ekzekutohen publikisht në Jemen për përdhunimin dhe vrasjen e një 12-vjeçari
Dy pedofilë që përdhunuan dhe vranë një djalë 12-vjeçar janë ekzekutuar publikisht në Jemen.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wadah Refat dhe Mohamed Khaled u sollën përmes një turme që u mblodhën për të parë se çfarë do të ndodhte me ta, në qytetin port të Adenit.
Imazhe të tmerrshme nga vendi i ngjarjes tregojnë burrat e shtrirë për tokë, para se të qëllohen për vdekje nga një skuadër pushkatimi.
Refat, 28 vjeç dhe Khaled, 31 vjeç, u dënuan me vdekje për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e djalit.
Sipas mediave, një grua 33-vjeçare gjithashtu dënohet me vdekje në lidhje me vrasjen.
Ekzekutimi i gruas megjithatë, është shtyrë pasi ajo është shtatzënë.
Gjatë gjykimit të tyre u tha se viktima e re ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së njërit prej burrave që e tërhoqën brenda dhe kryen sulmin e tyre.
Kur e dënuan çiftin, një gjykatës tha: “Pas përdhunimit, ata nuk mundën të heshtnin thirrjet e fëmijës që lutej për ndihmë, njëri prej tyre kapi thikën dhe e preu në qafë”.
Dënimet me vdekje në Jemen zakonisht kryhen nga skuadra e pushkatimit, megjithëse gjuajtja me gurë, varja dhe dhuna janë të lejuara sipas kodit penal të vendit. Ekzekutimet nuk mbahen gjithmonë në publik.
Drejtoresha e Human Rights Watch, Sarah Leah Whitson, e ka dënuar ekzekutimin. /Telegrafi/