Dy persona, shtetas të Palestinës janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje në një veturë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Prishtinë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj palestinez, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vjedhje nga vetura e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/