Telegrafi

​Dy palestinezë kapen në flagrancë duke vjedhur, sulmojnë policinë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona, shtetas të Palestinës janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull  kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/