Dy persona, shtetas të Palestinës janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e një personi tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15 në rrugën “Misine Kokollari”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Palestinës, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Gjatë legjitimit, njëri nga të dyshuarit, ka sulmuar zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë-skalper. Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/