Telegrafi

Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive në QKUK është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të infektuar me COVID-19.

Në këtë klinikë sot janë të hospitalizuar gjithsejtë 22 pacientë, ku prej tyre 12 raste janë me coronavirus.

Sipas një njoftimi nga kjo klinikë, nga 12 rastet me COVID-19, tetë prej tyre janë gjendje stabile, dhe katër janë në trajtim me oksigjenoterpai dhe përkujdesje intensive.

Nga këta katër pacientë, dy prej tyre janë në në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv të kësaj klinike.

Kujtojmë se mbrëmë u konfirmuan 18 raste të reja me coronavirus. Numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur në 945, janë shëruar 690 persona, dhe kanë vdekur 29. /Telegrafi/