Izraeli po kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës pasi grupi Hamas lansoi mëngjesin e së shtunës mijëra raketa në Tel Aviv, dhe militantët ia mësynë komuniteteve në jug duke rrëmbyer dhjetëra izraelitë.
Pamjet të publikuara në BBC tregojnë momentin kur njerëzit vrapojnë për t’u mbrojtur gjatë një sulmi raketor izraelit në lagje banimi në veriperëndim të Gazës, transmeton Telegrafi.
Në ato momente kur njerëzit po vraponin për të gjetur strehë një objekt ishte goditur nga sulmi raketor derisa dëgjohen edhe dy tre krisma të fuqishme.
Deri më tani janë vrarë 370 palestinezë nga sulmet ajrore në Rripin e Gazës ku pothuajse 2,000 persona janë lënduar.
Në Izrael, janë vrarë më shumë se 600 persona dhe 100 persona përfshirë civilë dhe ushtarë janë kapur peng. /Telegrafi/