Telegrafi

Dy opsionet e Bale: Liga Premier ose qëndrimi te Reali

Gareth Bale (Getty Images/Guliver)

Gareth Bale do të qëndrojë te Real Madridi ose të transferohet në Ligën Premier. Këto janë dy opsionet për të ardhmen e uellsianit – raporton Marca.

Anësori i Los Blancos është kërkuar nga klubi kinez, Jiangsu Suning, që i kishte ofruar një pagë të majme, mirëpo marrëveshja nuk u arrit.

Mbretërit duan ta largojnë 30-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidane, ndërkohë që kanë qenë të interesuar ta përfshijnë në marrëveshjen për transferimin e Paul Pogbas në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gareth Bale

Mirëpo, Manchester United vazhdon të rezistojë dhe nuk e lejon largimin e francezit, ndërkohë që Tottenham Hotspur nuk mund ta paguajë kthimin e tij, si edhe pagën e lartë.

Mediat sportive kanë përmendur edhe shumë klube të tjera, mirëpo nuk ka pasur asgjë konkrete, prandaj gjasat janë të mëdha që ai të mbetet te Reali. /Telegrafi/