Telegrafi

Dy oficerë policie në Uells janë duke u hetuar pasi dyshohet se zhvilluan garë me makinat e tyre patrulluese

Dy shoferë policie në Uells u kapën nga kamera në një garë krah për krah me makinat e tyre të fuqishme patrulluese në një rrugë periferike.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të dy janë duke u hetuar pas të dy makinat policie u panë duke u rreshtuar përpara se të niseshin së bashku në të dyja anët e rrugës.

Burri Ben Phillips e kapi momentin në një video disa sekondëshe përmes kamerave të sigurisë të shtëpisë së tij.

Sipas pamjeve, njëra makinë u kthye për t’u rreshtuar pranë tjetrës. Më pas të dy makinat me sa duket rreshtohen dhe nisen në të njëjtën kohë.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur diku në Pembrokeshire të Uellsit. /Telegrafi/