Site icon Telegrafi

Dy oferta të rëndësishme për Lenjanin

Ermir Lenjani pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Rennes.

Ylli shqiptar së fundmi ishte i huazuar në Nantes por nuk ka pranuar të transferohet tek kjo skuadër.

Ai tani është rikthyer në Rennes por vështirë se do të mbetet pjesë e elitës së futbollit francez.

Në adresë të tij kanë ardhur dy oferta nga skuadra të respektuara evropiane.

AEK-u i Athinës ka shfaqur interesim për majtakun shqiptar dhe dëshiron ta transferojë në Greqi.

Por më favorite duket Werder Bremen që i ka ofruar mundësinë të luaj në Bundesligën gjermane.

Futbollisti nga Kamenica aktualisht është në pushime, ndërsa javën e ardhshme pritet të vendosë për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version