Berat Gjimshiti është shumë pranë largimit nga Atalanta pas një stinori ku nuk luajti shumë.
Përderisa djaloshi nga Tërnoci ka disa oferta në Itali, tani për të po interesohen edhe skuadrat gjermane.
E mediat italiane kanë shkruar se Berati pritet të largohet nga Italia për tu transferuar në Gjermani.
Është skuadra e Freiburgut që ka shprehur interesim për mbrojtësin shtatlartë në Bundesliga 1.
Përveç Freiburgut interesim ka shprehur edhe Kaiserslauterni në Bundesliga 2 ku luan Naser Aliji.
Gjatë këtyre ditëve pritet që 23-vjeçari të vendosë për të ardhmen e tij. /Telegrafi/