Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj normalisht edhe pas disa deklaratave e incidenteve të fundit.
Kësisoj adhuruesit e futbollit kosovar mund t’i shohin ndeshjet e javës së 12-të duke filluar nga dita e sotme.
Në fakt për ditën e sotme (e shtunë) në program janë dy takime shumë interesante.
Stadiumi ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj do të jetë nikoqir i derbit të fqinjëve Drenica – Feronikeli.
Dy skuadrat kanë krejtësisht synime të kundërta, derisa Drenica synon t’i ik pjesës së poshtme të tabelës, Feronikeli kërkon ta mbrojë titullin e kampionit.
Interesant pritet të jetë edhe në Vushtrri, ku Vushtrria do të mirëpres Llapin.
Vushtrriasit pasi larguan Antonio Tomën u paraqitën mirë ndaj Feronikelit, por që në fund humbën.
Tani ata synojnë të marrin pikë, derisa përballë do ta kenë Llapin që gjithashtu kërkon të rikthehet te fitorja pas disfatës në Gjilan. /Telegrafi/