Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në këtë mesjavë, për të zhvilluar rrethin e tretë të përballjeve.
Nga ora 17:00, do të zhvillohen dy ndeshje, derisa në plan ishin tri sosh.
Përballja që është shtyrë për një datë tjetër është ajo në mes të Trepçës ’89 dhe Ballkanit, pasi këta të fundit takohen nesër (e enjte) me Shkupin në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës.
Takim interesant, por edhe kryesor do të jetë ai ë mes të Drenicës dhe Gjilanit, ku do skuadrat do të synojnë t’i marrin pikët e plota.
Malisheva që edicionin 2022/23 e filloi me humbje, është nikoqir i Ferizajt, që duket se në këtë sezon do të jetë një arrë e fortë edhe për skuadrat e mëdha. /Telegrafi/