Site icon Telegrafi

Dy ndeshje vendimtare për të ardhmen e Pirlos

Andrea Pirlo do të shkarkohet nëse Juventusi merr rezultate negative kundër Torinos dhe Napolit në dy ndeshjet e ardhshme në Serie A.

Zonja e Vjetër përballet me rivalët lokal në Stadio Grande Torino të shtunën dhe pret Napolin në Allianz Stadium të mërkurën në ndeshjen e mbetur nga java e katërt.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për të ardhmen e ish-mesfushorit të Italisë.

Lexo po ashtu Lista e Juventusit me tre trajnerë për të zëvendësuar Andrea Pirlon

Pirlo mund të shkarkohet ose të japë dorëheqjen nëse Juventusi “merr rezultate negative” kundër klubeve Granata dhe Azzurri, shkruan gazeta.

Sipas Calciomercato.com, ndihmësi i Pirlos, Igor Tudor mund të bëhet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit nëse Pirlo dhe klubi ndahen përpara fundit të sezonit.

Juventusi është i treti në tabelën e Serie A, dhjetë pikë larg liderit Inter. Ata janë eliminuar nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve, por rezervuan vendin e tyre në finalen e Coppa Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version