Dje u zhvilluan katër ndeshje ku u shënuan 20 gola, ndërsa për sot kanë mbetur në orar dy të tjera të fundit të xhiros së 24-të të Vala Superligës.
Sigurisht se vëmendja kryesore do të jetë në Skenderaj, ku Drenica e pret Trepçën ’89.
Skuadra kuq e zi e befasoi në xhiron e kaluar Feronikelin duke e mundur në Drenas, ndërkohë që mbetet të shihet nëse do ta ndal edhe pretendentin tjetër për titull, Trepçën ’89.
Ndërkohë, takimi tjetër po ashtu me interes luhet në Gjilan ku skuadra me të njëjtin emër e sfidon Lirinë e Prizrenit.
Raportet jo të mira mes klubeve kanë bërë që edhe kjo ndeshje të pritet me interesim të madh.
Këto ndeshje luhen nga ora 15:00. /Telegrafi/