Telegrafi

Dy ndeshje në Drenicë

Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 27-të të Raiffeisen Superligës dhe që të dyja do të luhen në rajonin e Drenicës.

Kampioni Feronikeli synon fitoren e radhës në ballafaqimin me Istogun, për të cilin çdo ndeshje e mbetur deri në fund të kampionatit konsiderohet si finale.

Në anën tjetër në “Bajram Aliu” luhet sfida e barazhit, ku Drenica pret skuadrën e Dritës.

Drita do të kërkoi ta përsërisë suksesin e Kupës, ku në Skenderaj arriti të fitoi me rezultat minimal 1-0

Të dyja ndeshjet si në Drenas ashtu edhe në Skenderaj fillojnë në ora 15:00. /Telegrafi/

E shtunë:
Feronikeli-Istogu

Drenica-Drita