Telegrafi

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot Superligë

Sot zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante të xhiros së 9-të të Vala Superligës.

Në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, skuadra e Hajvalisë e cila nuk po kalon momente të mira do ta presë kandidatin për titull Besën nga Peja.

Ndeshja mes Hajvalisë dhe Besës do të zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit.

Ndërkohë interesant pritet të jetë edhe në Prizren, ku dy skuadrat nga mesi i tabelës Liria dhe Gjilani do të përballen me njëra tjetrën.

Më poshtë e keni orarin e plotë të ndeshjeve të Superligës këtë javë. /Telegrafi/

Sot

Liria – Gjilani
Hajvalia – Besa

Nesër

Prishtina – Trepça’88
Trepça – Drenica
Llapi – Feronikeli
Drita – Ferizaj

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.