Site icon Telegrafi

Dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Elita e futbollit kosovar, do të vazhdoi me ndeshje interesante edhe gjatë ditës së sotme.

Në program janë dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen në Podujevë dhe në Mitrovicë.

Kandidati për titull të kampionit, Llapi do të ketë punë të vështirë pasi në shtëpi do ta pret Gjilanin.

Vendasit aktualisht janë nëntë pikë mbrapa liderit Trepça ’89 dhe kërkojnë që me një fitore t’i ofrohen atyre në gjashtë sosh.

Ndërkohë Gjilani që ka mbetur jashtë objektivave, udhëton në Podujevë vetëm për të bërë lojë të mirë dhe natyrisht të marrë një rezultat pozitiv.

Tejet interesant pritet të jetë edhe në duelin mes Trepçës dhe Ferizajt.

Dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë do të përballen me njëra tjetrën në një takim që mund të vendos shumëçka sidomos për vendasit. /Telegrafi/

Exit mobile version