Probleme për Interin nuk kanë të ndalur, pasi anësori sulmuesi Matteo Politano është dënuar me dy ndeshje.
Aktualisht Luaciano Spalleti është pa Ivan Perisicin që ka kërkuar largimin nga klubi, por në drejtim të tij nuk ka oferta.
Mungesës së anësorëve i shtohet edhe ajo e Matteo Politanos.
Gjykatësi sportiv në Itali ka vepruar me dorë të hekurt ndaj sulmuesit anësor të Interit, duke e dënuar me dy ndeshje.
Kjo pasi ai ishte ndëshkuar me kartonë të kuq direkt.
Por tonet fyese që Politano i përdori ndaj gjyqtarit kanë bërë që ish-lojtari i Sassuolos të dënohet me dy ndeshje.
Tani Spalletti duhet të mendojë për Keita Balden dhe Andrea Candrevan që po ashtu është me valixhet në duar. /Telegrafi/