Një femër ka dalë nga shtëpia më datë 12 maj të këtij viti dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur më 12.05.2023 rreth orës 10:00 në Viti.
Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Viti. 12.05.2023 – 10:00. Më datën 11.07.2023 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/