Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës dolën pozitiv për coronavirus pasi morën pjesë në një takim me kolegët nga Bashkimi Evropian.
Ministri austriak, Alexander Schallenberg dhe ministrja belge, Sophie Wilmes u ulën krah për krah gjatë një mëngjesi të përbashkët në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën, tha Ministria e Jashtme austriake.
Wilmes njoftoi të shtunën, një ditë pasi u vet-izolua për shkak të simptomave të COVID-19, se ajo doli pozitive, transmeton Telegrafi.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte negativ në testimin s së premten dhe nuk ishte në kontakt të ngushtë me Schallenberg, tha ministria e tij, ndërsa ministrja suedeze, Ann Linde do të punojë nga shtëpia derisa të marrë një rezultat negativ të testit, tha ministria e saj.
Disa ministra të tjerë të jashtëm, përfshirë Jean-Yves Le Drian të Francës dhe Arancha Gonzalez Layen të Spanjës, kanë dalë negativ në ditët e fundit.
Greku Nikos Dendias “testohet shumë shpesh në covid-19, duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta dhe është mirë”, tha një burim nga ministria Greke. /Telegrafi/