Telegrafi

Dy meshkuj gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre – njëri rast në Fushë Kosovë, tjetri në Istog

Foto: Ilustrim

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë dhe Istog të hënën.

Policia njofton se në Fushë Kosovë viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Istog viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Istog 29.05.2023 – 02:20.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të dyja rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Telegrafi/