Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë dhe Istog të hënën.
Policia njofton se në Fushë Kosovë viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
“Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, në Istog viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Istog 29.05.2023 – 02:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Të dyja rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes”./Telegrafi/