Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy anije luftarake britanike u përplasën në portin e Bahreinit, tha Marina Mbretërore.
Një video e cila u shpërnda shumë në rrjetet sociale duke se tregon momentin e kësaj përplasjeje, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve, duket se anija Chiddingfold u përplas me anijen Bangor, e cila ndodhej në brigjet e një porti të Lindjes së Mesme.
Two British Royal Navy warships collide in Bahrain – Reuters pic.twitter.com/75ddKWcSVa
— NEXTA (@nexta_tv) January 20, 2024
Askush nuk u lëndua nga ky incident, sipas ministrisë së Mbrojtjes, por nuk dha detaje të natyrës së përplasjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar.
Të dyja janë anije të specializuara për heqjen ose shpërthimin e minave dhe ndihmojnë në sigurimin e rrjedhës së sigurt të tregtisë nëpër ujëra, sipas Marinës Mbretërore. /Telegrafi/