Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Pejë dy lokale janë djegur pjesërisht si pasojë e shpërthimit të zjarrit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, të dielën në ora 05:45.
Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura janë djegur pjesërisht dy lokale.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim