Real Madrid dhe Barcelona është rivaliteti më i madh në futbollin botëror.
Sa herë që këto të dyja luajnë, më shumë se një miliard njerëz gjejnë kohën për të parë ‘El Clasico’, një ndeshje që rrallëherë zhgënjen dhe jep gjithmonë spektakël.
Trajneri i Barcelonës, Xavi – shpesh gjen kohën për të hedhur thimba ndaj Real Madridit, por këtë herë – ishte ndryshe.
Trajneri spanjoll u pyet për lojtarët më të vështirë që ka dhe kishte Real Madridi gjatë kohës që ishte trajner i Barcelonës.
Xavi ka thënë se Vinicius Junior dhe Karim Benzema (tani pjesë e Al Ittihad), ishin lojtarët më të vështirë për t’u ndalur.
“Lojtarët më të vështirë me të cilët është përballur skuadra ime? Vini Junior dhe Karim Benzema na kanë shkaktuar shumë probleme”, deklaroi Xavi, ndërsa përmendi edhe Marcus Rashford.
Në kohën e tij si trajner i Barcelonës, Benzema ka arritur të shënojë gjashtë gola në më pak se dy vite ndaj skuadrës së Xavit, duke dhënë edhe dy asistime. Në të njëjtën periudhë, Vinicius ka shënuar dy herë kundër Barcelonës, ndërsa ka dhënë katër asistime.
Real Madrid do të përballet me Barcelonën më 28 tetor në ‘Montjuic’, aktualisht Real Madrid është një pikë përpara Barcelonës në La Liga, por të dyja skuadrat do të luajnë dy ndeshje para El Clasicos. /Telegrafi/