Real Madridi ka për synim që të adresojë fazën e mbrojtjes për vitet në vazhdim, pasi ata kanë mungesë të lojtarëve në atë pozicion.
Kjo krizë në mbrojtje është lehtësuar paksa me daljen në skenë të Raul Asencios, teksa David Alaba pritet të rikthehet së shpejti në aksion.
Megjithatë, fakti se Alaba dhe Antonio Rudiger kanë kaluar të 30-tat, kjo do të thotë se klubi duhet të gjejë së shpejti të paktën një lojtar të ri në moshë, pasi vetëm Eder Militao (26) dhe Asencio (21) e plotësojnë kriterin e moshës tek madrilenët.
Sipas një raportimi nga Relevo, blerja ideale për ‘Los Blancos’ do të ishte një qendërmbrojtës i ri, që pëlqen të luajë me këmbën e majtë.
Dy opsionet që mund të konsiderohen nga drejtuesit e klubit janë Josko Gvardiol (Manchester City) dhe Micky Van de Ven (Tottenham Hotspur).
Si do që të jetë, vlera e kartonit të këtyre dy lojtarëve është mjaft e lartë andaj transferimi i tyre në Madrid mund të pengohet nga ky faktor.
Për këtë arsye, dy emra më të favorshëm për Real Madridin mund të jenë Castello Lukeba (Leipzig) dhe Jorrel Hato (Ajax).
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, madrilenët kanë përjashtuar mundësinë që të përforcohen në janar, andaj mbetet të shihet gjatë verës se si do të veprojnë./Telegrafi/