Përfaqësues të Interit kanë qëndruar në Marassi për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Sampdorias dhe Udineses, por shënjestër e tyre ishin dy lojtarët e këtyre skuadrave, Roberto Soriano dhe Silvan Widmer.
Corriere dello Sport raporton se në tribuna ka qenë i pranishëm edhe shefi për zbulimin e talentëve te Nerazzurrët, Massimiliano Mirabelli.
Zikaltrit janë të interesuar për mesfushorin e Blucerchiati dhe anësorin e Zebrette, të cilët mund t’i kërkojnë gjatë verës.
Italiani Soriano është lidhur vazhdimisht me Interin, derisa zvicerani Widmer është në radarin e disa klubeve.
Nerrazzurrët kanë pasur në plan transferimin e këtyre dy lojtarëve që në janar, ndërsa pritet që t’i kërkojnë sërish gjatë verës. /Telegrafi/