Telegrafi

Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Mikel Arteta tashmë e di se kush janë dy lojtarët të cilët ai dëshiron t’i transferojë tek Arsenali pasi nënshkroi një kontratë tre vjeçare me ‘Topçinjtë’.

Tekniku spanjoll ka nënshkruar një marrëveshje të re në ‘Emirates’ e cila vlen rreth 30 milionë euro, pasi erdhi shumë afër fitimit të titullit në Angli gjatë dy sezoneve të fundit.

“Së bashku me lojtarët dhe të gjithë në klub, ne po shikojmë përpara për vitet në vazhdim, me tifozët tanë, të cilët e kanë transformuar emocionalisht skuadrën”, ka thënë Arteta.

Arteta u fut sërish në tregun e transferimeve këtë verë në përpjekje për të kapërcyer Manchester Cityn, duke shpenzuar 92 milionë euro në pesë blerje të reja duke përfshirë Raheem Sterling, ndonëse disa kanë mbetur të zhgënjyer nga fakti se nuk arritën transferimin e një qendërsulmuesi.

Duket se Arteta është pajtuar me këtë fakt, pasi sipas The Times, spanjolli tashmë ka piketuar një sulmues qendre për afatin e ardhshëm kalimtar.

Për këtë arsye, Arsenali mund ta rikthejë interesimin që kishte dikur për sllovenin Benjamin Sesko me këtë të fundit që kishte vendosur të nënshkruante kontratë të re me Leipzigun gjatë verës.

Arteta gjithashtu ka nën përcjellje edhe Nico Ëilliams të Athletic Bilbaos si dhe Jamal Musialan e Bayern Munichut, me dyshen që shkëlqyen në Euro 2024.

Për më shumë, 42-vjeçari dëshiron që ta përmirësojë ekipin e tij në të gjitha pozicionet dhe gjithashtu është i etur edhe për nënshkrimin me një mesfushor defanziv të ri në moshë.

Ai tashmë ka në ekip Declan Rice i cili ka vetëm 25 vjet, por dëshira e spanjollit është që ta aktivizojë atë në një rol më të avancuar në fushë./Telegrafi/