Site icon Telegrafi

Dy lojtarë tjerë të Real Madridit nuk do të luajnë me kombëtaren për shkak të gjendjes fizike

Të dielën u konfirmua se Vinicius Junior është detyruar që të tërhiqet nga ekipi i Brazilit për dy ndeshjet e tyre kualifikuese për Botërorin e vitit 2026 ndaj Kilit dhe Perusë.

Ai pësoi një lëndim në qafë gjatë ndeshjes me Villarrealin të shtunën dhe ishte mjaftueshëm serioz sa për të mbetur në kryeqytetin spanjoll për javët në vazhdim.

Siç duket, Vinicius nuk është lojtari i vetëm i Real Madridit i cili nuk do të luajë për kombëtaren braziliane.

Sipas raportimit nga Diario AS, Eder Militao është larguar gjithashtu nga grumbullimi pasi ka një problem me kofshën.

Ai ka udhëtuar për në Sao Paulo për t’u ekzaminuar nga stafi i kombëtares dhe ishte vendosur se nuk mund të luajë.

Për më shumë, edhe Andriy Lunin është larguar nga ekipi i Ukrainës për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve, pasi ai po vuan nga një virus.

Ancelotti do të jetë i kënaqur me këto lajme, veçanërisht pasi asnjëri nga lojtarët e përmendur e po ashtu edhe Kylian Mbappe i cili nuk do t’i bashkohet Francës, do të përgatiten në Madrid për ndeshjen ndaj Celta Vigos./Telegrafi/

Exit mobile version