Bashkëpunimi mes Interit dhe klubit kinez Jiangsu Suning pritet të rritet shumë gjatë verës.
E gjitha kjo pasi të dy klubet tashmë kanë një pronarë të njëjtë.
Sipas SportItalia, të dy klubet gjatë verës pritet të pajtohen për shitjen e Felipe Melos dhe Eder në Super Ligën Kineze.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Mesfushori brazilian tashmë ka një histori me Jiangsu, të cilët tashmë besohet se kanë paraqitur ofertën e tyre.
Ndërsa për sulmuesin italian pritet të bisedohet konkretisht në ditët në vazhdim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=g_X9Uns8mbI