Site icon Telegrafi

Dy lojtarë të Barcelonës kërkojnë numra të rinj të fanellave – njëri i përket Dembeles

Raphinha ka kërkuar fanellën me numrin 11 për ta veshur sezonin e ardhshëm, sipas Diario Sport.

Pasi iu bashkua Barcelonës nga Leeds verën e kaluar, anësori zgjodhi numrin 22, pasi numri i pëlqyer posedohej tashmë nga Ferran Torres.

Fanella nr.11 ka një rëndësi personale për brazilianin. Ai e kishte veshur atë për dy sezone në Portugali, duke përfshirë atë më fantastikun, 2017/18, në të cilin shënoi 18 gola dhe dha 6 asistime për Vitoria Guimaraes.

Lexo po ashtu Arsenali po 'peshkon' te Barcelona

Ai ende mban të njëjtën fanellë për kombëtaren e tij. Ndërkohë Ferran ka kërkuar fanellën me nr.7, e cila ende i përket Ousmane Dembeles.

Francezi ka rënë dakord për një lëvizje në PSG, por Barcelona duket se po përpiqet të vonojë largimin e tij.

Mbetet për t’u parë nëse 26-vjeçari do të largohet këtë verë, duke i hapur rrugën Ferranit për të marrë fanellën që e do. /Telegrafi/

Exit mobile version