Telegrafi

Dy lajme të mira për Kurtin, dështimi i vizitës së Lavrovit në Beograd dhe vizita e kancelarit gjerman në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për dy lajme të mira, duke ju referuar dështimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd si dhe vizitës që do t’ia bëj të premten Kosovës, kancelari gjerman, Olaf Scholz

Sipas tij, për dështimin e mikpritjes së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd, duhet falënderuar tri shtetet që janë anëtare në NATO: Bullgarinë, Maqedonia Veriore dhe Malin e  Zi.

“Këtë javë kishim një lajm të mirë, dështimin e mikpritjes në Beograd të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov dhe kjo u bë duke ju falënderuar tre anëtarëve të NATO-s:  Bullgarisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi”, tha ai.

Ndërkaq, Kurti tha se të premten në Kosovë do ta presin kancelarin gjerman, Olaf Scholz për të freskuar Procesin e Berlinit.

Ai tha se kancelarit gjerman do t’i bëjnë një pritje të lartë shtetërore.

Lexo po ashtu Kancelari gjerman Scholz javën e ardhshme ‘zbarkon’ në Ballkan, do ta vizitojë edhe Shkupin

“E kemi dhe një lajm të mirë se nesër do të na vijë për vizitë kancelari gjerman Scholz, për një lloj freskimi për procesin e Berlinit. Do t’i bëjmë një pritje të lartë shtetërore kancelarit Scholz”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti. /Telegrafi/