Oriola Marashi vazhdon të jetë ndër modelet më me influencë në botën e modelingut.
Bukuroshja brune përmes imazheve të ndryshme u ka mundësuar fansave të saj, të shohin më afër përditshmërinë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se po shijon pushimet në Dubai.
Kështu, duke publikuar një fotografi me bikini, asaj i janë theksuar linjat e formësuara trupore.
Përshkrimin e imazheve ajo e ka përshtatur edhe me vendin se ku është fotografuar, pasi qëndron para kullës Burj Khalifa.
“Dy kullat më të larta në botë”, ka shkruar Oriola.
Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe ajo ka qenë e angazhuar në masë të madhe me projekte të ndryshme dhe fotosesione.
Derisa ajo vazhdon punën, në rrjet është bërë temë diskutimi edhe lidhja e saj me futbollistin e njohur, Eros Grezda. /Telegrafi/