Dy konkurrentët e parë kanë hyrë në shtëpinë paralele në Big Brother VIP Albania, shtëpia ku do të qëndrojnë gjashtë personazhe jopublikë, që do të quhet Borëbardha me 7 xhuxha”.
Çifti Briseida dhe Jor kanë hyrë tashmë në shtëpi dhe garojnë si një konkurrent i vetëm, derisa dyshes iu bashkua edhe Eda [Enkeleda Osmeria].
Edhe katër të tjerë do të hyjnë në këtë shtëpi që do të jetë paralelisht me shtëpinë ku po qëndrojnë VIP-at.
Këta gjashtë banorë duhet të fitojnë të drejtën për t’iu bashkuar personazheve të tjerë. Ata do zgjedhin “Borëbardhën” e tyre, që do jetë një nga personazhet Vip, djalë apo vajzë.
Kjo është një risi që solli formati në këtë sezon. /Telegrafi/