Site icon Telegrafi

Dy klube angleze fillojnë bisedimet për Adrien Rabiotin

Arsenal dhe Everton janë në negociata me Juventusin për mesfushorin francez Adrien Rabiot, shkruajnë mediat franceze.

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain kaloi në verën e kaluar te Juve, por nuk ka pasur ndikim në skuadrën e Maurizio Sarri.

Duke ia shtuar kësaj edhe vonesën për t’u rikthyer në Torino pas bllokimit, gjë që irritoi edhe klubin, ai është futur në treg me shpresën që klubi mund të fitojë nga shitja e tij për rreth 15-20 milionë euro.

Sipas le10sport.com në Francë, Arsenali dhe Everton tashmë kanë filluar negociatat për Rabiot me klubin bardhezi.

Carlo Ancelotti kishte punuar me të në PSG, ndërsa Gunners shpresojnë që Rabiot mund të krijojë një partneritet në mesfushë me Matteo Guendouzi.

Po ashtu edhe Manchester United ka qenë e lidhur me Rabiot, por Juve kërkon ta fut si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin edhe Paul Pogban. /Telegrafi/

Exit mobile version