Site icon Telegrafi

Dy këngë të Bebe Rexhës në Top 10 të iTunes

Bebe Rexha po vazhdon të korrë suksese në arenën ndërkombëtare muzikore.

Krahas koncerteve dhe këngëve të reja që po punon, kripet e fundit po arrijnë edhe majat e top listave botërore.

Së fundi, dy këngët e këngëtares shqiptare kanë arritur një sukses të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, përmes një mesazhi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se është në Top 10 në iTunes me dy këngë.

“Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line mban vendin e pestë gjersa me këngën më të re “Home”, në bashkëpunim me Machine Gun Kelly dhe X Ambassadors, mban të nëntin.

 

Kujtojmë se “Meant to Be” deri më tani është shikuar mbi 47 milionë herë në YouTube ndërsa “Home” deri më tani ka mbi 430 shikime.

Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar koncerte të shumta gjatë vitit të ardhshëm si dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version