Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.
Nga policia kanë bërë me dije se një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Borovci. /Telegrafi/