Site icon Telegrafi

“Dy këmbë në të njëjtën kohë”, astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Astronautët kanë një mënyrë unike për t’u veshur në hapësirë.

Në një video magjepsëse të postuar më 21 shkurt, inxhinieri i NASA-s, Don Pettit, demonstroi se si i vesh pantallonat në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Në vend të qasjes tradicionale me një këmbë në një kohë, Pettit u hedh në pantallona me të dyja këmbët menjëherë, përcjell Telegrafi.

Ai thjesht i ka vënë mbishkrimin videos “Dy këmbë në të njëjtën kohë”.

Videoja ka shkaktuar një mori komentesh dhe reagimesh nga përdoruesit që shijuan pamjen humoristike të jetës në hapësirë.

Ndryshe, Don Pettit është një astronaut, inxhinier kimik dhe shpikës amerikan, më i njohur për punën e tij me NASA-n.

Ai fluturoi për herë të parë në hapësirë ​​në 2002 në bordin e Space Shuttle Endeavour (STS-113) si pjesë e Ekspeditës 6 në ISS, ku qëndroi për më shumë se pesë muaj.

Gjatë këtij misioni, ai fitoi vëmendjen për eksperimentet e tij “Shkenca e mëngjesit të së shtunës”, duke demonstruar konceptet e fizikës në mikrogravitet – si si sillet uji ose si rrotullohen objektet në hapësirë. /Telegrafi/

Exit mobile version